Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë.
Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga tifo-grupi shqiptar, “Tifozat Kuq e Zi”.
Nga “TKZ” u urua që Dardania një ditë të bëhet Shqipëri.
“Dardani u bofsh Shqipni”, thuhet në postimin e publikuar nga faqja zyrtare e këtij tifo-grupi.
Siç dihet, qëndrimi zyrtar i “Tifozave Kuq e Zi” është se duhet të ketë një Kombëtare dhe një ligë shqiptare.
“1 komb, 1 kombëtare, 1 ligë shqiptare”, është parulla që shfaqet gjithnjë nga ky tifo-grup.