Sporti

“Dardanët” njoftojnë për datën e udhëtimit drejt Greqisë

06/10/2022 17:03
nga:E K

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e fundit të qershorit të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës do të synojë të ‘hakmerret’ ndaj Greqisë pas humbjes në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Para këtij takimi, tifo-grupi “Dardanët” kanë dalë me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me udhëtimin drejt Greqisë.

Dardanët kanë njoftuar se të dielën do të udhëtojnë për në Greqi.

Ja postimi i tyre:

‘Të dashur Dardan,

Të dielën në mëngjes do të udhëtojmë për në Volos(greqi) në mënyrë të organizuar. Ju ftojmë të gjithëve që keni viza të na bashkangjiteni. Për të siguruar bilete për ndeshje ju duhet që sot deri në ora 17:00 të rezervoni biletën në numrin 043766766.
Forca Kosovë”, kanë shkruar Dardanët.

/GazetaBlic Sport/