Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ballafaqohet me Qipron.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, në kuadër të xhiros së dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtarët e Kosovës para pak minutash janë nisur drejt Qipros, teksa FFK ka publikuar pamjet.
Kujtojmë se në këtë duel nuk do të luajnë Zhegrova, Muric e Muslija, pasi janë përjashtuar nga grumbullimi, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore.
/GazetaBlic Sport


