Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.
‘Dardanët‘ kanë humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm pasi pozicionohen në vendin e fundit në grup me 4 pikë, por do të shpresojnë që kampanjën kualifikuese ta përmbyllin me fitore, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtarët e përzgjedhur nga Gliha janë nisur sot për në Athinë.
Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/


