Lojtarët dhe stafi i kombëtares së Kosovës janë nisur për në Andorra, ku do të luajnë ndeshjen e radhës në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.
Sot, stafi i kombëtares së Kosovës është nisur për në Andorra, atje ku edhe do ta zhvillojnë ndeshjen, shkruan GazetaBlic Sport.
Andorra dhe Kosova përballen nesër me fillim nga ora 20:45.
Kujtojmë se në këtë duel tek Kosova nuk do paraqiten dy yjet e ekipit, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, megjithatë ka risi në grumbullim.
Albion Rrahmani, Zyba dhe Dellova janë ftuar tek kombëtarja e Kosovës dhe pritet nga ta në këtë ballafaqim, gjithmonë nëse Gliha ia jep rastin.
/GazetaBlic Sport


