Sporti

Dardanët në kërkim të fitores së tretë

08/18/2021 15:32
nga:Lorik J

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Shqipërisë dhe Moldavisë, që po e kërkojnë fitoren e parë në këtë Evropian. Kuqezinjtë kanë pësuar nga Gjibraltari dhe Luksemburgu, kurse moldavët kanë pësuar nga Luksemburgu dhe Kosova.

Kosova pas dy fitore bindëse, ndaj Maltës 117:20 dhe Moldavisë 122:42, do të kërkojë fitoren e tretë radhazi përballë Gjibraltarit, që fitoi ndaj Shqipërisë dhe humbi ndaj Maltës. Dardanët shihen si favoritë për fitoren e tretë radhazi. Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për paraqitje dhe rezultate pozitive në këtë Kampionat që po zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.

Takimi i fundit është mes Maltës dhe Luksemburgut. Malta ka një fitore dhe një humbje, duke humbur ndaj Kosovës dhe mundur Gjibraltarin, kurse Luksemburgu ka dy fitore, përballë Moldavisë dhe Shqipërisë.

Ndeshjet transmetohet në faqen zyrtare të FBK-së në YouTube, kurse ndeshjet e Kosovës transmetohen në ArtMotion.

Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën sociale. Fotografitë dhe lajmet i gjeni në rrjetet sociale të FBK-së.

Orari

18 Gusht (e mërkurë)

14:00 Shqipëria-Moldavia

17:00 Gjibraltari-Kosova

20:00 Malta-Luksemburgu