Sporti

“Dardanët” me video emocionuese para ndeshjes me Izraelin: Besa-Besë, Kosova në ‘Euro 2024’

03/24/2023 11:19
nga:Mergim Rreci

Kosova e fillon nesër fazën kualifikuese për ‘Euro 2024’.

Izraeli do të jetë kundërshtari i parë, atje ku kërkohet që të fillohet mbarë ky mision i lavdishëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Një video motivuese dhe në të njëjtën kohë emocionuese para kësaj ndeshje e kanë përgatitur tifo-grupi – “Dardanët”.

Me moton “Besa – Besë” dhe me rreshta emocionues, kjo video duket fantastike, me futbollistët që janë befasuar këndshëm.