Tifogrupi zyrtar i Kosovës, ‘Dardanët’ i kanë bërë thirrje futbollistit, Leon Avdullahu t’i thotë “PO” kombëtares së Kosovës.
Futbollisti i Hoffenheim është cak i Kosovës, andaj tifogrupi “Dardanët” i kanë bërë thirrje publike të pranojë Kosovën.
Më poshtë keni postimin e tyre:
“LEON, HAJDE ME LUANËT
LEON, Kosova është vendi i gjyshit e babit tënd, ti je shqiponja që Kombin e gëzon. Veq në Kosovë nuk je i huaj.
S’kemi bërë asnjëherë thirrje të tillë më herët. Por, kësaj radhe po bëjmë përjashtim. E shohim më se të arsyeshme. Kjo për faktin se kryefjalë është Leon Avdullahu.
Jo vetëm kaq. Nuk mund të heshtim përballë thirrjeve e tentimeve të kombëtareve të treta për ta marrë yllin tonë, Leonin. Leon do të thotë Luan. E Luani është i fortë vetëm tek kombëtarja që e përfaqëson. Aty ku çdoherë është i “Kosovës”, dhe jo siç thoshte Ozil: kur dështoja isha turk, e kur shënoja gjerman. Luani, këtu do të jetë gjithmonë luan. Mbret. Që mbrapa do ta ketë krejt “tufën” mbështetëse të Dardanëve për secilën lëvizje, edhe kur nuk do të ketë momente të mira.
Leon, mos harro: Këtu vlen. Këtu çmohesh. Këtu do të të duan pa interes”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport


