Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, bënë krenar një popull të tërë me arritjet e tyre në ‘Lojërat Olimpike Tokio 2020’.
Fillimisht Distria ia siguroj Kosovës medaljen e parë të artë në këto gara dhe rrugën e saj e pasoi edhe Nora Gjakova duke bërë kështu që vendi ynë të jetë midis vendeve më të suksesshme në këto gara, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifogrupi “Dardanët” ka falenderuar ekipin olimpik të Kosovës me anë të një postimi në Facebook.
“Paraqitjet e tyre i dhanë ndriçim syve të milionave shtetasve kosovarë dhe shqiptarëve në përgjithësi anembanë. Falë paraqitjeve të tyre, na u zbukuruan kjo stinë e verës, duke na ngazëllyer me medaljet më të rëndësishme olimpike, ato të artat.
E pamë vetën mbi superfuqitë botërore sportive. E pamë flamurin tonë mbi të gjithë të tjerët. Për dy ditë i pamë sportistet tona mbi të gjithë në podium”, kanë shkruar Dardanët.
Ja postimi i plotë:
/GazetaBlic Sport/


