Sporti

”Dardanët” e rinj nisen drejt Madridit, do të luajnë kundër Spanjës

03/28/2026 11:09
nga:Y I

Djelmoshat e Kosovës U21, janë nisur drejt Madridit, pas humbjes së mbrëmshme ndaj Rumanisë U21.

“Dardanët” e rinjë të marten do të luajnë ndeshjen e radhës për kualifikim në Kampionatin Evropian ”EURO 2027”.

Humbja ndaj Rumanisë ka zvogëluar gjasat e Kosovës për kualifikim në Kampionatin, ku pas gjashtë ndeshjeve, kanë grumbulluar 8 pikë dhe renditen në vendin e katërt në Grupin A.