Lajme

Dardan Sejdiu tallet me shtesën 60 euroshe për mantelbardhët

08/25/2021 18:33
nga:M K

Njohësi i çështjeve politike në vend, Dardan Sejdiu është tallur me shtesën 60 euroshe të qeverisë për mantelbardhët.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Sejdiu ka reaguar me “emoji” ndaj vendimit të ekzekutivit për shtesën siç e quan ai minimale për ata që janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër Covid-19, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

60 euro shtesa për shendëtësi ?‍♂️
Tash e 16 muaj mantelbardhët janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID19.
Sa për informacion një mjek specialist anesteziolog / infektolog / pulmolog, dhe gjithë mjekët specialist tjerë, që përballen me punën më të vështirë në këtë betejë paguhen € 659!
Mbi €1400, në mesatare, është paga e Kryeministrit, ministrave dhe deputeteve dhe këta kanë lukse shtesë e orare me qejfe!
Paramendojeni, €659 mjeku i cili shpeton jetë dhe nuk ka asnjë luks por vetëm kritikë e ofendime tash e 20 vjet përballë pushtetarëve me €1400 që shesin mend!
60 euro shtesa ?‍♂️

/GazetaBlic/