Ish-deputeti Dardan Sejdiu po thotë se partitë opozitare duhet të dalin nga kurthi në të cilin i ka futur kreu i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti.
Në emisionin “DPT te Fidani”, ai tregoi edhe mënyrën se si duhet dalë nga ky kurth.
“Partitë politike duhet me dalë nga kurthi i Kurtit. Kjo bëhet duke ndërtuar një tregim. Ndërtohet edhe brenda tre muajve”, tha opinionisti Sejdiu.
Ai tha se i ka propozuar partive opozitare edhe gjatë vitit të kaluar që të ulen e të bisedojnë me Kurtin për të gjetur zgjidhje.
“Ju kam thënë në Rubikon, çojani letrën, uluni me të dhe definoni dy gjëra: 1, kryeministër Glauk Konjufca dhe 2, presidentin e vendit. Kallxoni që keni aftësi edhe ju për kompromis. Se zotëri Kurti me Konjufcën ka thënë, unë lëshoj pe, por këta s’po lëshojnë, dhe e ka bind qytetarin. E çka ka bërë opozita? Ka rënë në kurth dhe e kanë pru vendin në zgjedhje më 28 dhjetor”.
“Opozita duhet me propozu një emër, të një presidenti që përfaqëson të gjithë qytetarët. Ka ky vend plot të tillë”, tha Dardan Sejdiu.


