Lajme

Dardan Molliqaj: Zajednica është autonomi, opozita po rrëfehet para Kurtit si para hoxhës ose priftit – Shihemi në mars në sheshet e Prishtinës

02/28/2023 17:53
nga:N M

Dardan Molliqaj, kryetar i partisë Socialdemokrate në një intervistë për Gazeta Blic ka komentuar gjerë e gjatë arritjen e marrëveshjes Kosovë Serbi, krijimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë serbe, një mundësi për autonomi për Veriun e Kosovës, faljen nga ana e Kurtit për Serbinë të krimeve të kryera dhe dëmet e luftës, rolin e opozitës dhe protestën që do të mbajë PSD në fund të marsit kundër Zajednicës.

Ai ka thënë se neni 7 i marrëveshjes është shumë më e keqe sesa marrëveshja e prillit të vitit 2013, meqë sipas tij përveç se do të ketë një Asociacion të Komunave Serbe, do të ketë edhe një autonomi për veriun.

Këtu direkt ka akuzuar për politika të gabuara të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

Situata që ishte krijuar në veri të Kosovës nga veprime të Qeverisë, sipas Kurtit kanë sjell këtë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“Ajo që po duket tashmë e qartë, është se të dyja vendet e kanë pranuar edhe planin e quajtur planin franko gjerman, por asaj marrëveshje iu ka shtuar edhe neni 11 që është aneks marrëveshjeje plani i zbatimit që po quhet. Por ka dallime të vogla me afatet kohore, por jo me përmbajtën e planit të zbatimit. Kryesorja që duket se është kjo – Albin Kurtit i vyente lajmi për pranimin e marrëveshjes, pa planin zbatues, ndërsa Vuciqit po i vyente pranimi i marrëveshjes bashkë me planin zbatues. kur po themi pranimi, është formaliteti i nënshkrimit sepse tashmë marrëveshja është zyrtare – në këtë rrafsh besoj që nëse ka pasur gëzim të Kurtit për ta mashtruar opinionin publike, kësaj radhe, në mars do të ketë gëzim të Vuciti e idhnim të Kurtit që do të jetë edhe data eksplicite e themelimit të Asociacionit. Besoj se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e keqe edhe më e keqe sesa e vitit 2013 edhe në zgjerim edhe në thellimin por edhe në kthim mbrapa në kohë. Besoj që rezultati i negocimit te Kurtit është dëshmuar që edhe i dëmshëm edhe i gabuar dhe mbi të gjitha dështimi më i madh i politikës së Kosovës, Qeverisë dhe Presidencës është leximi i konfliktit në Ukrainë. Ka pasur lexim idiot që i ka shkaktuar dëme Kosovës, siç e dimë të gjithë dy muajt e parë të kësaj periudhe presidentja a dhe kryeministri, prej CNN e në BBC, nuk kanë rreshtur së foluri për luftë dhe krejt çka kanë thënë është se ky është Putini i vogël (Vuçiq). Bjernani armët dhe ta sulmojmë Serbinë, një lexim krejt i gabuar e ka përmbysur situatë në favor të Serbisë dhe disfavor të Kosovës, sa i përket qasjes së perëndimit për dialog ose marrëveshjen e cila tani është veçse”, thotë ai.

Molliqaj: Marrëveshje për normalizimin e mosnjohjes nga Serbia për Kosovën

Kryetari i PSD ka thënë se Albin Kurti ka pranuar tashmë zyrtarisht se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e që pritet të jetë sipas tij më shumë sesa Asociacion.

Këtë ai e thotë se me vet faktin që Kurti ka pranuar planin franko gjerman me automatizëm ka pranuar edhe Zajednicën.

Ka thënë se Asociacioni do të jetë një entiteti politik paralel në Kosovë.

Ka cituar Enver Hasanin ish kryetarin e gjykatës Kushtetuese, që bashkësinë e Komunave Serbe disa herë e ka quajtur, pushteti paralel në Kosovë.

“Nëse e lexojmë më vëmendje edhe Chollet edhe Escobar gjatë krizës të shkaktuar nga qeveria e Kosovës kemi qenë i vetmi subjekt që masat e reciprocitetit të vendosura qysh në qershor i kemi kundërshtuar qysh në atë kohë me shpjegimin me atë që ka ndodh se Veriu nuk është problem i sigurisë dhe as i rendit dhe ligjit, por problem politik dhe ja ku përfunduam. Kemi thënë që veprimet e tilla nuk e shtrijnë sovranitetin atje. Pra nëse i dëgjon dy here, ata gjatë vitit të kaluar fundvit thonë për shkak të zhvillimeve të fundit atje, është bërë e domosdoshme dhe e menjëhershme nevoja për implementimin e Asociacionit dhe po ashtu e kemi tjetrën deklaratë të Cholletit që thotë se për Veriun e Kosovës duhet të flasim për një autonomi, prandaj loja me fjalë që e kemi pranuar planin franko gjerman, përfshin nenit 7 por nuk e kemi pranuar AKS, është një mashtrim i dyfishtë. Së pari është pranuar AKS dhe e dyta është, është pranuar më shumë se AKS. Prandaj deri në tetor kur parashihet edhe ajo që po quhet marrëveshje e plotë e normalizimit ligjërisht, aty do të kemi elemente të reja të vetëqeverisjes për serbët, veçanërisht për veri dhe ne me të drejt e kemi cilësuar këtë marrëveshje, kjo marrëveshje titullin më të mirë do ta kishte “ marrëveshje për normalizimin e mosnjohjes nag Serbia për Kosovën”. Kur e sheh totalitetin e kësaj është që Serbia më nuk do ta njeh Kosovën, por më keq se kaq, Kosova ka hequr dorë zyrtarisht për t`ia kërkuar njohjen Serbisë;, vlerëson ai.

Dardan Molliqaj godet fort opozitën: Po e shohin Kurtin si prift ose hoxhë, po rrëfen para tij për gabimet e tyre

Ish bashkëpunëtori dikur i Albin Kurti, dardan Molliqaj aq sa ka fajësuar pushteti aktual për një marrëveshje të dëmshme për Kosovën po thuajse qa ka kritikuar opozitën për mos reagim karshi kësaj situate.

Ai ka thënë se opozita po e sheh Albin Kurtin si prift ose hoxhë dhe po rrëfen para tij për gabimet e tyre.

Sipas tij qysh dje PDK, LDK është dashur të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

“Nuk mund të them që e ka fajin e njëjtë sepse pushteti e ka fajin e madh, por mund të them se një pjesë të fajit e ka opozita, për bindjen tonë kjo ndodh për dy arsye – në njërën anë e kanë vendosur Kurtin se autoritet moral, ku përball tij, sikur përball priftit ose hoxhës, njerëzit e shohin relacionin me Zotin dhe të vërtetet dhe gabimet ku duhet të rrëfehen, dhe e dyta pastaj kanë hyrë në një vetëfajësim të çuditshme që kurrë nuk kanë me dal, pra kur t`i hyn në një proces të vetëfajësimit, përball pushtetit, t`i vazhdimisht do të jesh i obliguar që t`i dëshmohesh autoritetit moral, që unë po përmirësohem dhe kur ki këso situate vetëm i shërbejnë atij dhe ideja është se duke i shërbyer autoritetit moral dhe të tjerët të amnistojnë, pra edhe populli të amniston dhe qytetarët të shohin. Pra, ata kanë zgjedh që sa më shumë që i dëshmohen lojal Albin Kurtit dhe politikave të tij, kjo është rruga që votuesi thotë Ok tash ju u pastruat pasi i ndihmuat Albin Kurtit, kjo është rrugë gabim edhe elekotralisht për ta… por për Kosovën është fatale. Ne e themi që një kohë të gjatë dhe tani u vërtetua se Kurti duke qenë më mendësi totalitare e me veprime autoritare, e ka uzurpuar edhe hapësirën e opozitës dhe të pazagjinjve – në ndërkohë bënë pazare të frikshme me Serbinë , në Kosovë, portretizohet si opozitari më i madh i proceseve, të cilat vet po i realizon. Qytetari i Kosovës ka të ngjarë të mendoj se Kurti edhe e bënë kompromisin, por edhe është kundërshtari më i madh i kompromisit të vetë. Kjo ka ndodh për shkak se opozita nuk e ka luajtur rolin, përkundrazi ka luajtur rol negativë dhe është problem i madh për Kosovën me këtë opozitë çfare e kemi” thotë ai.

Molliqaj të fala Kurtit për Zajednicën: Shihemi në mars në sheshet e Prishtinës

Para se të ketë një protesta më madhe siç e ka quajtur dardan Molliqaj kundër Zajednicës ka thënë se do të ketë aksione simbolike çdo ditë por edhe daljen n fshatra e qytete të Kosovës për ti` bindur qytetarët se marrëveshja Kosovë Serbi është e dëmshme për vendin.

“Tash ne kemi filluar aksionet, dje kishim një, do të ketë një tjetër nesër dhe aktivitete dhe forma tjera të kundërshtimit dhe ajo çka po presim ne është kjo mjegulla që kryeministri e krijoi dje përmes një media në Kosovë, që është ambasadori ka punuar në Bruksel, aty që ishte fake neës duke thënë s`ka marrëveshje. Kryeministri tha ka, ndërmjetësuesi tha ka, dhe u krijuar kjo zhurmë dhe mori një rrjedh lajmi dje, por besojmë që ky fake neës do të qartësohet në mars, kur do të del plani I veprimit, sepse aty do të jenë të qarta veprimet e Kosovës karshi obligimeve që janë. Dhe unë besoj nga ajo që kam parë nga drafti i parë i planit të veprimit, aty do të jenë momentet kur Kosova do të rrisë presionin qytetarë që këtë qeveri ta çoj në zgjedhje. Ne jemi të bindur se Kosova nuk duhet ta themelojë as të implemtoj këtë marrëveshje, pa shkuar në zgjedhje. Le të del Albin Kurti le të thotë që unë garoj në zgjedhje me këtë marrëveshje, me Statusin për Kishën serbe, me planin e veprimit, më faljen që ai ka bërë Serbisë, sepse ky ka fituar nën kauzën se kurrë nuk do t`i bëjë, pra ka tjetërsim totalisht të vullnetit të popullit. Populli ka votuar diçka tjetër mund të ja përsëris këtë populli apo jo (mandatin) unë besoj se duhet të shkojmë kështu. Unë besoj që po të kemi koordinim opozitar e që nuk besoj nuk do të ndodh, jam i bindur se Kosova do të shkonte në zgjedhje para se ti bëhet çfarëdo dëmi Kosovës. Ne do të veprojmë, protesta i bie nëse flasim më data fundi i marsi, fillimi i prillit, do të shkojmë në fshatra e qytete t`ju themi kjo është e keqe”, tha ai.