Lajme

Dardan Molliqaj thotë se në 5 vitet e fundit, në Kosovë ka munguar një gjë: Opozita

04/29/2026 18:07
nga:Genita C

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka reaguar me një deklaratë të fortë politike, duke kritikuar mungesën e një opozite funksionale në Kosovë gjatë viteve të fundit, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, në pesë vitet e fundit vendit i ka munguar një opozitë e mirëfilltë, ndërsa akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po synon të rrisë pushtetin e tij, ndërkohë që partitë opozitare, sipas Molliqajt, janë të fokusuara në përfitime nga bashkëqeverisja.

Molliqaj theksoi se është jetike që në Kuvendin e Kosovës të ketë një opozitë të vërtetë, e cila nuk funksionon me këtë logjikë, duke shtuar se një rol të tillë synon ta marrë Partia Socialdemokrate.

E plotë: