Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas suspendimit të policit Amir Hoxha, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se “polic i mirë është polici i (pa)dëgjueshëm”.
“Por kontrolli nga sipër, që vie duke u rritur, po fillon me ata që cenojnë idiliken e demokracisë. Polici i përjashtuar nga puna shpërfaqi kontradiktën në mes të privilegjeve të atyre në pushtet dhe kushteve të vështira të punëtorit. Prandaj u largua. Ai tha shumë, me pak fjalë. Polici nuk është trup në shërbim të privilegjeve të shefit”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Polic i mirë është polici i (pa)dëgjueshëm
Nuk ka profesion më të keqpërdorur nga qeveria Kurti, sesa ai i policit. Mbani mend skenat në veri për hesape elektorale?
Por kontrolli nga sipër, që vie duke u rritur, po fillon me ata që cenojnë idiliken e demokracisë. Polici i përjashtuar nga puna shpërfaqi kontradiktën në mes të privilegjeve të atyre në pushtet dhe kushteve të vështira të punëtorit. Prandaj u largua. Ai tha shumë, me pak fjalë. Polici nuk është trup në shërbim të privilegjeve të shefit.
Kushtet e punës, pa sigurim shëndetësor e me orar e terren të vëshirë pune, ditë e natë, policin e dobësojnë. Mbajtja nën kushte minimale është shfrytëzim. Sindikata e policisë duhet të zgjohet.
Polici nuk është robot. Përjashtimi nga puna tregon natyrën e pushtetit totalitar. Arkitektura e nënshtrimit është e gatshme. Shembja e saj domosdoshmëri.
Por sikur në secilin profesion, njeriu nuk është i reduktueshëm në punën që bënë. Polici është edhe qytetar. Amir Hoxha u largua nga puna sepse theu rendin që ia kërkonte heshtjen dhe nënshtrimin. Me përjashtimin e tij u sulmua e drejta demokratike e fjalës dhe e drejta për punë.
Por shembujve për disiplinim që po na jep pushteti duhet t’i përgjigjemi me mësime që jep organizimi sindikal.