Lajme

Dardan Molliqaj: Pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekajt nga RTK-ja qëndron një pengesë e pa emër

07/07/2024 22:15
nga:G C

Pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, raporton GazetaBlic.

Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se nuk i beson atij “presionit politik”.

Sipas Molliqajt prapa kësaj qëndron një pengesë e pa emër, teksa i bën thirrje Ahmetxhekajt të tregojë para publikut.

Shkrimi i plotë:

Drejtori i RTK-së dha dorëheqje. I paskan bërë presion politik. Kurrë s’besoj!

Shkumbin Ahmetxhekaj e paska pas një ëndërr. Ka nis prej punëve t ‘mira, prej nijetit t’ mirë. Por, një pengesë e pa emër, sipas gjasave është frymor, s’dihet gjitar apo zvarranik, i paska dalë në rrugë. Drejtori shtyn përpara, exhindi tërheq mbrapa. Ëndrra shkoi, Shkumbini iku. Edhe tash që e kanë detyru me u largu prej aty nuk flet.

Kujt i duhet korrektësia jote Shkumbin? T ‘duhet mbase ty, kredos tënde t ‘pastër. Mirë, ruaje ku është ftohtë. I duhet figurës së supozuar të “djalit t’ mirë”.

Publikut, medias, lirisë i duhet tjetër gjë. I duhet dëshmia jote, rrëfimi yt. I duhet guximi yt. Kush presion? Pse politik? Pse që 7 muaj, çka krisi para 7 muajsh? Kush e prodhoi shpifjen për atentatin ndaj Kryeministrit në Shkup?

Fol Shkumbin. Pozita jote t ‘detyron para publikut. Nëse nuk flet, akti i dorëheqjes është një rahati personale, një qyqarllëk.

Cilët janë ata sy? Sytë e djalit t ‘mirë që edhe teksa po ikën po i shikon? Çfarë forme i japin ata t ‘mirës? Këta janë sy që shohin horizonte. Horizonte pune, horizonte qëllimesh.

N ‘këto horizonte pengesa – exhind apo fantazmë qoftë, është një aksident i përkohshëm. Një djali i mirë mbeti pa ëndërr. Tabloja e viktimës, sytë ku ankohemi, këto e bëjnë sfondin ideologjik. Nëse nuk shikohesh dot, atëherë thyeje pasqyrën deri në fund Shkumbin. Veç kështu del diferenca. Ndryshe, gjithçka do mbetet çështje perceptimi. E perceptimi është niveli i parë i njohjes