Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka paralajmëruar se nesër do t’i bashkohet protestës, e cila do të organizohet nga OVL e UÇK-së, për të cilët theksoi se shteti i ka braktisur.
“Nesër do të protestoj. Bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi. Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon. Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave t’kësaj kohe. Dha para me miliona për biznese të mëdha, kurse veteranët don t’i lë edhe nën pagën minimale. Sepse nuk i do. Sepse kurrë s’e deshti luftën e tyre. Prandaj i sulmoi vazhdimisht. Ani pse vetë është veteran i rrejshëm. Nesër do të jemi në shesh, bashkë me ata që jetën e tyre e lanë peng për lirinë tonë. Dhe do të jemi bashkë me ta, përherë. Sepse lufta e tyre është projekti i lirisë, i barazisë e i progresit”, shkroi Molliqaj në profilin e tij në Facebook.


