Lajme

Dardan Molliqaj lirohet nga burgu

07/17/2021 18:08
nga:M K

Dardan Molliqaj i arrestuar dje pas një aksioni të Partisë Socialdemokrate, është liruar sot nga burgu.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, përcjell GazetaBlic.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kuçi ka thënë se ky lirim erdhi si pasojë e presionit të madh publik.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Pas presionit të madh publik, është liruar nga burgu kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.
Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit.

/GazetaBlic/