Lajme

Dardan Molliqaj-Krenar Shalës: Ke ardhë te unë në zyrë, ke kërku me u punësu në Termokos, ke thirrë edhe njerëz

05/06/2021 00:09
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka thënë analistit Krenar Shala se ai i shkuar në zyrën e tij dhe ka kërkuar që ta punësojnë në ‘Termokos’.

Ai madje e ka krahasuar Shalën me Bahri Hysenin e përfolur në aferën ‘Pronto’.

“Ti nuk ke apliku në punë. Ti ke thirrë njerëz me hy në punë”, i tha Molliqaj, Shalës në emisionin ‘Politiko’ të Kanal 10.

Molliqaj i tha Shalës se veprimi i tij paraqet korrupsion.

“A me ke thirre mu? Ky është korrupsion. Ti po e mbron këtë pushtet [Qeverinë Kurti], njëjtë qysh e ke mbrojtë një vjet Shpend Ahmetin në Prishtinë, derisa nuk të kanë punësu”, vazhdoi Molliqaj.

 

“Do duhej të ishte në burg”, Armend Muja i VV-së kundërpërgjigjet Abelard Tahirit