Pas rezultateve të Exit Polleve, ka ardhur reagimi i kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se kjo është një fitore për Kosovën.
“Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE” shkruan Molliqaj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE.
40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike.
Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet.
Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!


