Lajme

Dardan Molliqaj ishte në kërkim, por pse u arretuan edhe zyrtar të tjerë të PSD – njoftimi i policisë

06/16/2022 18:10
nga:Q R

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ka sqaruar arrestimin e zyrtarëve të PSD-së, shkruan GazetaBlic.

Sipas tyre, Dardan Molliqaj ishte në kërkim.

Ndërsa Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës realizon urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë
Prishtinë, 16 qershor 2022
Policia e Kosovës (PK), bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka arrestuar personin D.M, i cili ishte në kërkim.
Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit.
Të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

PSD: Aktivistët u arrestuan me dhunë, aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës