Lajme

Dardan Molliqaj del nesër para gjykatës në ora 14:30

02/02/2022 17:51
nga:Y I

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj ka konfirmuar se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj do të paraqitet nesër para gjykatës në orën 14:30.

Kukaj në T7 ka thënë se PSD do të ankohet në rast se ndaj Molliqajt caktohet masa e paraburgimit.

“Nesër në orën 14:30 është caktuar seanca. Ne do ta vlerësojmë atë situatë dhe sigurisht që nëse ia caktojnë paraburgimin ne do të ankohemi. Tashmë kemi vendosur që gjithaq ata persona që ne i identifikojmë që kanë qenë të përfshirë në këtë abuzim të pushteti do t’i mbajmë llogaridhënës”, ka thënë ai.

 

Sela pas takimit me Kurtin: “Ballkani i Hapur” s’ka kuptim për aq kohë sa Serbia nuk e njeh Kosovën