Lajme

Dardan Molliqaj akuzon ministrin e financave: Në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por sanksion, kërbaç për të dobëtin!

06/04/2021 17:13
nga:M K

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit refuzoi kategorikisht faljen e gjobave për qytetarët.

Sipas Molliqajt, në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por sanksion, kërbaç për të dobëtin, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ligji i Muratit
Vështirë t’ia gjesh shokun Hekuran Muratit. Ai është fytyra e metamorfozës, shpërfytyrimi i subjektit. I ftohtë, me arrogancë prej burokrati, me krehje të PR-it, e me mendje private. Ky është eksperti i Besnik Bislimit që teknikalizoi e depolitizoi qëndrimet dhe programin e VV-së për ekonominë.
Tash ka ligj po thotë Murati. Kur i duheshin votat s’njihte ligj, masa as pandemi. Tubime brenda e jashtë. Jane tubimet e fushatës që na sollën tek mbyllja, për t’i penalizuar pastaj bizneset e qytetarët.
Në ekonomi, ai është fytyra e tranzicionit prej taksës progresive tek masat shtrënguese e tatimi i sheshtë. Në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por sanksion, kërbaç për të dobëtin.

LEXO EDHE:

Kryeministri Kurti priti ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias: Greqia do ta përkrahë Kosovën në rrugën euro-atlantike

/GazetaBlic/