Lajme

Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qenë nën ndikim të drogës

12/22/2025 11:12
nga:N K

Në Gjykatën Supreme po mbahet shqyrtimi i rastit në Dardan Krivaqës i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, në gusht të 2021-tës.

Krivaqa lidhur me rastin u dënua me burgim të përjetshëm.Gjyqtarja Valdete Daka, lexoi aktakuzën para të pranishmëve në sallën e gjyqit.

Në seancë fjalën e mori edhe i akuzuari, i cili kërkoi falje.

“Kërkoj falje çka ka ndodhur. Nuk ka qenë e qëllimshme, kam qenë nën ndikim të narkotikëve”, tha në fjalën e tij Krivaqa./KlanKosova/.