Dardan Jashari është futbollist i ri i skuadrës së Suharekës.
Mbrojtësi ka nënshkruar me skuadrën e Suharekës për një vit, shkruan GazetaBlic Sport.
Jashari ishte pjesë e Lirisë në edicionin që shkoi, atje ku edhe siguroi ngjitjen në Superligë, por që më pas palët u pajtuan për të mos vazhduar bashkëpunimin.
‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar për këtë transferim.



