Sporti

Dardan Cena, i bronztë në Kampionatin Evropian në Prishtinë

12/16/2023 17:30
nga:E K

Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në xhudo.

Kampionati Evropian i xhudos është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe xhudistët kosovar nuk kanë zhgënjyer.

Dardan Cena është xhudisti i parë që ka fituar medalje në shtëpi, në kategorinë deri në 73 kilogram.

Cena është stolisur me medaljen e bronztë pas triumfit në repesazh.

Në repesazh ai mposhti Petru Pelivanin të Moldavisë me Ippon.

Për të arritur deri tek medalja, Dardan Cena shënoi dy fitore, por u ndal në çerekfinale.