Gjyqtari më i mirë i vitit në futbollin kosovar, Dardan Çaka ka postuar një fotografi që flet shumë nga e kaluara e tij si futbollist.
Kjo fotografi daton nga maji i vitit 2008, atje ku së bashku me Kosovën U16, kishin bërë paraqitjen e parë me simbole shtetërore pas shpalljes së pavarësisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në këtë fotografi, Çaka shihet së bashku me futbollistët e tjerë, Maxhunin, Zymerin dhe Gashin.
Kujtojmë që ndër vite ai ka qenë në mesin e gjyqtarëve më të mirë të futbollit kosovar.

/GazetaBlic Sport/


