Nesër do të fillojë “Final8” Kupa e Kosovës në nder të Agim Llukës. Kjo garë pritet të jetë mjaft interesante – me tetë skuadrat më të mira të basketbollit kosovar që do të konkurrojnë.
I gjithë eventi do të zhvillohet në Palestrën “Karagaçi” në Pejë, shkruan GazetaBlic Sport.
KB Peja është ndër skuadrat favorite për ta fituar titullin, teksa po përgatiten për ndeshjet e vështira që i presin.
Ylli i KB Pejës, Dardan Berisha potencon se skuadra është përgatitur maksimalisht për këtë turne.
“Kemi pas probleme me lëndime dhe shëndet, por nesër do të jemi të përgatitur dhe komplet shpresoj”, tha fillimisht Dardan Berisha për ‘GazetaBlic Sport’.
Berisha shton se skuadra e Pejës futet në këtë kompeticion për ta “rrëmbyer” titullin.
“Po, Peja gjithmonë luan për fitore dhe trofe, e edhe kësaj radhe njëjtë kur dihet që po e organizojmë në Pejë”, vazhdoi ai.
Në fund, 33 vjeçari tha se “Shqiponjave” iu premton angazhim makimal për triumf.
“Premtoj ndeshje të forta dhe angazhim 100% për fitore”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


