Sporti

Dardan Berisha: Ndeshjen e fituam me mbrojtje të fortë, ky trofe është shumë me rëndësi për mua

12/11/2022 20:27
nga:Lorik J

KB Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll.

KB Prishtina ka fituar në finale ndaj Trepçës me rezultatin 74-53, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Dardan Berisha u shpreh shumë i lumtur me triumfin e Prishtinës në Superkupë, teksa shtoi se janë në rrugë të mirë për më tepër triumfe.

“Çdo trofe e ka vlerën e vet, tani për mu është tepër me rëndësi që të përfundojë vitin me kupë. Jemi rrugës së mirë edhe për Kupën e Kosovës”, tha fillimisht Dardan Berisha për “Sport1”.

Ai më pas e potencoi se me mbrojtje të fortë e fituan këtë kupë.

“Normal që është e vështirë, motivi ka qenë shumë i madh dhe ajo na ka dhënë më tepër që të fitojmë. Për në një trofe shumë me rëndësi, e kemi menaxhu mirë lojen. Me mbrojtje e fituam ndeshjen, meritat janë për krejtë ekipin dhe tifozët”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport