Sporti

Arbnor Ramadani flet pas triumfit në Kupën e Kosovës: Mund të bëjmë gjëra të mëdha edhe në Evropë

05/13/2021 19:49
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit ka triumfuar mbrëmjen e kaluar në Kupën e Kosovës.

Ishte ky trofeu i parë për skuadrën e udhëhequr nga Tahir Batatina, shkruan GazetaBlic.

Llapi e mposhti pas ekzekutimit të penalltive skuadrën e Dukagjinit, gjë që bëri që të ketë festë të madhe deri në orët e para të mëngjesit në qytetin e Podujevës.

Arbnor Ramadani është njëri ndër futbollistët që ka kontribuar shumë për triufmin në këtë kompeticion. Në një prononcim për GazetaBlic Sport, ai tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur për këtë gjë.

“Sigurisht është ndjenjë  shumë e mirë për arsyje se pas 89 viteve arritëm ta sjellim Kupën e Kosovës në qytetin e Podujevës. Sinqerisht besoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha edhe në Evropë me këtë super ekip që kemi“, tha Ramadani për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic/