Ambasada e Kosovës ka reaguar pas vendimit të shtetit gjerman që patentë shoferët e kosovarëve të njihen në Gjermani, raporton Gazeta Blic.
Me një fotografi të Bundestagut, ambasada shkruan DANKE.
Reagimi i plotë
Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
Përzemërsisht,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin


