Transferimi i ri i Villarrealit, Arnaut Danjuma, tha se ekipi i tij synon të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve.
Ai fillimisht potencoi se po ndihet mirë në Spanjë dhe është adaptuar shpejtë në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.
“Vërtetë mirë deri tani. Erdha nga Anglia në Spanjë, kështu që nuk mund të ankohem për motin. Më ka pëlqyer shumë të jem në Spanjë deri më tani. LaLiga është një kompeticion vërtet i mirë për mua dhe më pëlqen të luaj në të”, tha Danjuma për Marca.
“Klubi ka qenë i mrekullueshëm me mua. Shokët e mi të skuadrës më kanë ndihmuar vërtet të adaptohem. Unai Emery ka luajtur një rol të madh për të më ndihmuar që nga fillimi, kështu që nuk mund të ankohem për asgjë. Gjithashtu po jap gola dhe asistime.”
“Fitimi i Ligës së Kampionëve është sigurisht qëllimi, kështu që nuk do të thoja kurrë se është e pamundur, edhe nëse jemi të dobët”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


