Sporti

Danimarka publikon listën për EURO 2024, Eriksen rikthehet në Evropian pas sulmit në zemër

05/30/2024 18:37
nga:E K

Kombëtarja e Danimarkës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kmapionatin Evropian.

Selektori Kasper Hjulmand, ka ftuar 26 futbollistët, ku është edhe Christian Eriksen.

Eriksen i tronditi tifozët në vitin 2021 kur u pësoi sulm në zemër në stadiumin Parken në Kopenhagë në ndeshjen e parë të Euro 2020, në ndeshjen mes Danimarkës kundër Finlandës.

Ai u shërua dhe me ndihmën e një pajisjeje të implantuar të zemrës rifilloi karrierën e tij të lojës.

Danimarka në grupet e Kampionatit Evropian do të luaj kundër Sllovenisë, Anglisë dhe Serbisë.