Belgjika ka fituar ndaj Danimarkës me përmbysje.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Danimarkës, pas golit të Poulsen, i cili realizoi pas 98 sekondave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndërkaq në pjesën e dytë, Belgjika u ringjall dhe shënoi dy herë.
Inkuadrimi i Kevin De Bruyne ndikoi, pasi ai fillimisht asistoi tek goli i Hazard, e më pas edhe shënoi golin e fitores.
Belgjika tani ka gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Danimarka mbetet pa asnjë.
/GazetaBlic Sport


