Lajme

Danilov: Kadyrov ka marrë udhëzime për të likuiduar Zelenskyn

04/21/2022 13:04
nga:Astrit Gashi

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, dyshohet se më 3 shkurt ka marrë udhëzime për likuidimin e zyrtarëve të lartë ukrainas gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, pretendon Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC), Alexei Danilov, transmeton Ukrinform.

Sipas një zyrtari ukrainas të sigurisë, në takim u ra dakord për një plan për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe Kadyrov u zotua se njësia e tij çeçene do të kryente misionin.

Danilov tha gjithashtu për Radio NV se shërbimi i inteligjencës ukrainase i monitoroi këto procese dhe se tre grupe u vendosën në Ukrainë më 26 shkurt për të përmbushur këtë detyrë.

Siç deklaroi ai, atyre iu deshën dy ditë nga fillimi i operacionit ushtarak rus me forcë të plotë më 24 shkurt, pasi besohet se po prisnin “korridorin e gjelbër” për të arritur shëndoshë e mirë në selinë e qeverisë në Kiev.

“Ne i ndoqëm të tre grupet. Njëri u eliminua nga ushtria jonë, dhe dy të tjerët më vonë u tërhoqën nga vendi ynë. Njëri është tani në rajonin e Donetskut, tjetri në qytetin e Mariupolit, por jo në vijën e frontit”, tha Danilov.

Zyrtari ukrainas i sigurisë përmendi gjithashtu se nuk e di se ku ndodhet Kadyrov në këtë moment.

“Unë mund të them me siguri se ai nuk ka qenë kurrë këtu. Të gjitha këto foto të redaktuara, të cilat supozohet se janë në zonën e luftës, janë”, shtoi Danilov.