Sporti

Danilo refuzon Bayernin, dëshiron të qëndroj te Juventus

08/23/2021 09:09
nga:E K

Klubi gjerman, Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi anësor.

Kampioni i Gjermanisë, raportohet të ketë kontaktuar “Zonjën e Vjetër” për të pyetur për shërbimet e brazilianit Danilo, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveq kësaj klubi gjerman ka kontaktuar edhe me agjentin e lojtarit, por ka qenë vetë lojtari i cili e ka bërë të ditur se dëshiron qëndrimin te Juventus.

Duket se me ardhjen e Allegrit, Danilo është i lumtur në Torino dhe ai pritet të ketë një vend startues në formacionin bazë te Juventus.

/GazetaBlic Sport/