Kupa e Botës 2022

Danilo me fjalë të mëdha për Dani Alves: Ka aftësi të jashtëzakonshme, është gjithmonë i motivuar

11/16/2022 16:00
nga:Mergim Rreci

Danilo do të rivalizojë Daniel Alves për një vend në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës.

Anësori zbuloi se ai ka një admirim të thellë për aftësitë dhe karrierën e bashkatdhetarit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Daniel Alves. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rikthyer në krye. Mund të ofrojë shumë për kombëtaren, duke përfshirë karakteristika që nuk mund t’i jap. Ai ka cilësi në pasim, në gjetjen e hapësirave, të cilat pak lojtarë, qoftë edhe në pozicione të tjera, i kanë. Për sa i përket lidershipit, ai është shembull”, theksoi anësori në një konferencë për shtyp.

“Daniel Alves është gjithashtu një frymëzim jashtë fushës, ai është gjithmonë i motivuar dhe i gëzuar. Në stërvitje është gjithmonë i fokusuar dhe jep 110%. Është një shembull lidershipi dhe motivimi, në të cilin unë identifikohem”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/