Angel Di Maria po i bën të gjithë për vete te Juventusi.
Lojtari argjentinas është shfaqur në formë në miqësoret verore me bardhezinjtë italiane, me të cilën firmosi për një vit si lojtar i lirë pas largimit nga PSG.
34-vjeçari do të provojë aventurën e parë në Serie A, teksa pritet t’i dhurojë klas, asiste dhe gola skuadrës së Max Allegrit. Danilo, mbrojtësi brazilian i Juventusit, është ndalur te sulmuesi i djathtë në prononcimin për GDS, aty ku nuk e kursen as batutën.
“Të gjithë e dimë se çfarë mund të japë në fushë Di Maria. Ai është një djalë shumë i mirë. I vetmi defekt që ka është fakti që është argjentinas… “, deklaroi duke buzëqeshur


