KB Peja e ka zyrtarizuar transferimin e fundit, Daniel Lekndreaj.
GazetaBlic Sport kishte raportuar për transferimin e tij tek kjo skuadër para 12 ditëve.
Ai ka luajtur tek disa skuadra dhe ka fituar edhe trofe të ndryshëm në vitet e fundit.
Së fundmi, Lekndreaj ishte edhe pjesë e basketbollit kosovar, respektivisht skuadrës së Prishtinës, atje ku e fitoi edhe Kupën e Kosovës.


