Leeds United ka rënë dakord për një shumë prej 25 milionë funtesh me Manchester United për anësorin Daniel James.
James do të bëjë teste mjekësoret sot para se të udhëtojë në Finlandë me pjesën tjetër të skuadrës së Uellsit për një miqësore ndërkombëtare, përcjell GazetaBlic Sport.
Uellsi pastaj do të ketë dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Bjellorusisë dhe Estonisë.
Kushtet personale nuk pritet të jenë problem.
Me Manchester United, James kishte 74 ndeshje, ku realizoi 9 gola dhe dha 9 asistime.
/GazetaBlic Sport


