Sporti

Dani Olmo rikthehet në formacionin e Flick, pritet të jetë gati për ndeshjen ndaj Valencias

02/05/2025 14:24
nga:Mergim Rreci

Tre javë pasi pësoi një tendosje të muskujve në këmbën e djathtë dhe humbi katër ndeshje, Dani Olmo u kthye në stërvitje me shokët e tij të skuadrës.

Sipas shtypit spanjoll, mesfushori duhet të jetë i disponueshëm për t’u përballur me Valencia- n këtë të enjte, në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Nga ana tjetër, Gavi nuk pritet të jetë gati, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kokë në ndeshjen e fundit kundër Alaves, të dielën e kaluar.

/GazetaBlic Sport/