Dani Olmo është një emër shumë i lakuar në merkato, me spanjollin i cili aktualisht luan te Leipzig.
Sulmuesi ka admirues në Premier League dhe Manchester United është një prej skuadrave më të interesuara.
24-vjeçari ka kontratë me gjermanët deri në verën e vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka pasur bisedime për rinovim me Leipzig.
“Djajtë e Kuq” kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe pritet që shpejtë të takohen me agjentin e spanjollit, ndërsa vlera e kartonit është rreth 40 milionë euro.