Kupa e Botës 2022

Dani Olmo beson se Spanja shkon deri në fund të Kupës së Botës, spanjolli parashikon edhe kundërshtarin e finales

12/01/2022 11:41
nga:E K

Faza e grupeve në Kupën e Botës po shkon drejt fundit, kurse tashmë janë zbuluar disa nga skuadrat që do marrin pjesë në fazën e parë eliminatore.

Në dy ditët e ardhshme do të zbulojmë katër çiftet e mbetura. Por tani për tani, e dimë që në raundin e parë të fazës eliminatore, Holanda do të luftojë kundër SHBA-së, Argjentina kundër Australisë, Franca kundër Polonisë dhe Anglia kundër Senegalit, përcjell GazetaBlic Sport.

Spanjollët, do të luftojnë për një nga vendet e mbetura në fazën eliminatore. Me katër pikë, ata janë kryesuesit në Grupin E përpara Japonisë dhe Kosta Rikës, të cilat kanë nga tre dhe Gjermanisë, që ka vetëm një pikë.

Në xhiron e tretë sot Spanja do të luajë kundër Japonisë, ndërsa Kosta Rika do të përballet me Gjermaninë. Furijas do t’i mjaftonte edhe një pikë për t’u kualifikuar në top 16-shen e botës.

Dani Olmo, lojtari i Leipzig dhe ish-lojtari i Dinamo Zagrebit, ka një karrierë të rëndësishme në skuadrën e Luis Enrique dhe në një intervistë për Marca ka thënë se Spanja do të mundë Kroacinë në finale.

“Ashtu siç donim të mposhtnim Kosta Rikën dhe Gjermaninë, duam të mundim edhe Japoninë. Nuk do të llogarisim. Me fitore do të shkojmë në fazën e 16-të, ky është qëllimi”, tha Olmo. Askush nuk i pëlqen të luajë kundër Spanjës. Ne gjithmonë shkojmë për fitore”, shtoi Olmo.
Mesfushori iu referua edhe rëndësisë së trajnerit Enrique në funksionimin e skuadrës.

“Fjalimet etrajnerit Luis Enrique para ndeshjeve janë motivuese. Ne flasim për veten dhe çfarë mund të na japë loja. Ne gjithmonë flasim për dy ose tre gjëra që mund të na ndihmojnë të fitojmë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/