Sporti

Dani Ceballos do të huazohet tek Marseille

08/27/2025 13:47
nga:Lorik J

Negociatat midis Real Madridit dhe Olympique Marseille për mesfushorin Dani Ceballos kanë përfunduar me sukses, sipas Radio Monte Carlo.

Të dy klubet kanë arritur një marrëveshje që lojtari spanjoll të luajë për ekipin e Marseille në formë huazimi për një vit, me një opsion blerjeje të përfshirë në kontratë.

Dani Ceballos ka qenë te Real Madrid që nga viti 2017 dhe për një kohë të gjatë nuk mundi të luftonte për një vend titullar dhe kaloi një periudhë si huazim te klubi anglez Arsenal midis viteve 2019 dhe 2021.

Mesfushori ishte një lojtar kyç për Los Blancos sezonin e kaluar nën drejtimin e Carlo Ancelottit, por me ardhjen e Xabi Alonsos ai u bë përsëri i panevojshëm te Reali, pasi kishte luajtur vetëm 75 minuta në të gjitha ndeshjet që nga fillimi i sezonit, gjë që e shtyu të zgjidhte një tjetër mundësi për të ardhmen e tij.

/GazetaBlic Sport