Sporti

Dani Alves organizon festë disa orë pas daljes nga burgu

03/28/2024 11:21
nga:Lorik J

Pasi u lirua me kusht – pagoi një milion euro – Dani Alves, i akuzuar për sulm seksual, organizoi një festë që zgjati deri në pesë të mëngjesit. Informacioni u dha nga programi Asi es la vida, në Telecinco, i cili raportoi se ish-reprezentuesi brazilian shërbeu si prezantues në festën e ditëlindjes së babait të tij. Familja dhe miqtë e brazilianit ishin të pranishëm në festë.

Duhet theksuar se Dani Alves doli për herë të parë në gjykatë këtë të enjte.

Për të shmangur rrezikun e arratisjes, ish-reprezentuesi brazilian, i cili u lirua me kusht, dorëzoi pasaportat dhe gjithashtu duhet të paraqitet në gjykatë çdo javë, diçka që ndodhi për herë të parë këtë të enjte.

/GazetaBlic Sport