Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, është pyetur për mendimet e tij për Topin e Artë të vitit 2021, ndërsa fituesi do të shpallet më vonë sot në një ceremoni në Paris.
Braziliani mendon se Topi i Artë duhet t’i jepet Christian Eriksen sepse do të dërgonte një “mesazh të fortë” për botën e futbollit, përcjell GazetaBlic Sport.
Eriksen u rrëzua në fushë në Euro 2020 teksa luante për Danimarkën pasi pësoi një atak kardiak.
“Eriksen e meriton Topin e Artë këtë vit. Për atë që ka kaluar”, tha fillimisht braziliani.
“Do të ishte një mesazh i fortë për të gjithë botën e futbollit, njerëzit do të kishin më shumë ndjeshmëri. Messi është më i miri, ai ka qenë më i miri qe 20 vjet, por do të ishte mirë për të gjithë nëse Eriksen do ta fitonte atë”, përfundoi Alves.
/GazetaBlic Sport


