Sporti

Dani Alves mbetet në burg: Gjykata e Drejtësisë rrëzon kërkesën për kusht

05/10/2023 12:04
nga:Lorik J

Dani Alves është mbajtur në burgun Brians 2 në Barcelonë që prej 20 janarit me akuzën e përdhunimit të një vajze në banjën e një klubi nate në qytetin katalanas.

Ish-mbrojtësi i krahut do të duhet të qëndrojë pas hekurave edhe për pak kohë: Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës në fakt e ka refuzuar kërkesën e tij për lirim me kusht.

“Gjykata hetuese e qarkut 15 të Barcelonës ka refuzuar kërkesën për lirim të kërkuar nga mbrojtja”, njoftoi dje gjykata spanjolle.

/GazetaBlic Sport