Pas gjashtë muajsh në Barcelonë, Dani Alves i ka dhënë lamtumirën blaugranasve në orët e fundit, duke e paralajmëruar largimin e tij.
Por braziliani, 39 vjeç, nuk ka në plan të ndalojë së luajturi dhe sipas mediave iberike, ai mund të qëndrojë duke luajtur në Spanjë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve nga Diario de Mallorca, ish-mbrojtësi i Juventusit i është ofruar Mallorcas, e cila do të luajë sërish në La Liga vitin e ardhshëm.
Alves mund të kalojë tek Mallorca, ku mund të luajë rregullisht dhe të jetë gati për një thirrje në Kupën e Botës 2022 në Katar.
/GazetaBlic Sport


