Dani Alves, i dënuar për përdhunim, tashmë në pritje të apelit në liri, i ka kthyer 150 mijë euro familjes së Neymar.
Paratë e paguara nga mbrojtësi brazilian për viktimën, me ndihmën e familjes së Neymar, ndihmuan në uljen e dënimit, transmeton GazetaBlic Sport.
Kjo shumë i paguhej në atë kohë viktimës për të paguar një tarifë lehtësuese për dëmin e shkaktuar. 150 mijë eurot që i dha familja e anësorit brazilian bashkatdhetarit të tij, më pas shërbyen për uljen e dënimit. Informacioni u konfirmua për CNN Brasil.