Daniel Alves, i cili është në Lojërat Olimpike të Tokios, kritikoi tifozët brazilianë që nuk e mbështesin Brazilin.
Ai tha se nuk po respektohen sa duhet nga tifozët e tyre për atë që kanë ofruar ndër vite, përcjell GazetaBlic Sport.
«Për fat të keq nuk ka patriotizëm në Brazil. Nëse po, idhujt tanë të mëdhenj dhe historia jonë e madhe do të respektoheshin. Nga ana tjetër, duket se i vetmi vend ku historia e futbollit brazilian ka pak rëndësi është në vendin tonë. Jashtë Brazilit, ne jemi shumë të respektuar nga njerëzit, sepse ata e dinë që ky ekip ka shkruar faqe të jashtëzakonshme në futboll. Dhe ata gjithashtu kanë shumë respekt për ata që luajnë për ekipin kombëtar, sepse ata e dinë që kjo skuadër kishte lojtarë të jashtëzakonshëm “, tha mbrojtësi brazilian, duke folur për agjencinë Radioweb.
Daniel Alves është lojtari më i fundit ndërkombëtar brazilian që kritikon tifozët, pasi Neymar, Thiago Silva dhe Marquinhos gjithashtu e bënë këtë pasi që u fyen pas finales në Kupën e Amerikës.
/GazetaBlic Sport/


